Google ADS

Sela kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit, për shkak të nxënësve shqiptarë në Veles

13:40 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp kërkoi dorëheqjen e ministrit të Arsimit Arbër Ademi, për shkak të problemit me nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës në Veles.

Sela tha se është skandaloz fakti që fëmijët shqiptarë të moshës 6, 7 dhe 8 vjeçare nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë në gjuhën shqipe.

“Një dukuri që u bë publike këtyre ditëve lidhur me shkollimin e fëmijëve shqiptarë në Komunë e Çashkës, nxënës që nuk e gëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë, shkollimi në gjuhën amtare. Kërkojmë urgjentisht që Ministria e Arsimit dhe qeveria të bëj një analizë se sa është numri i fëmijëve që nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre për mësim në gjuhën amtare”, tha mes tjerash Sela, njofton telegrafi maqedoni.

Ai ministrit të arsimit i tha se nuk është në atë post për të mbrojtur të drejtat e partisë dhe funksionarëve të tij, por duhet të merret me të drejtat për shkollim të fëmijëve shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme