Sela ka një mesazh për LSDM-në

23:43 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë të dhënë për TV21 ka thënë se nuk ka diçka konkrete nga bisedimet me partitë politike, qoftë edhe me partnerin maqedonas, LSDM-në.

“Në qoftë se dëshiron të luajë korrekt LSDM në këtë fazë, minimumin që duhet të bëjë është të ruajë neutralitetin karshi partnerëve në qeveri, që hëpërhë nuk e shoh. Shpresojmë që LSDM do të këndellet dhe këtë gjë duhet ta dëshmojë duke nxjerrë kandidatura, sepse ndryshe nuk kemi pse të mos bëjmë kalkulime tjera me partitë politike”, është shprehur mes të tjerash Sela. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme