Google ADS

Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshje për çështjen e nënshtetësisë

15:35 | 16 Prill 2021
V. S.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Zoran Zaev, njoftoi se është arritur marrëveshje për temat që i ka hapur koalicioni ASH-AAA për Ligjin për shtetësi.

Ai tha se janë në rrugë të mbarë për një pjesë të gjërave që ata i kanë hapur si çështje.

“Jemi në rrugë të mbarë për një pjesë të gjërave që i kemi hapur si tema dhe kemi arritur marrëveshje. Por tani duhet edhe një herë ti rishqyrtojmë të gjitha pikat e ligjit, në mënyrë që të kemi një variant final që të dalim dhe t’ua japim edhe mediave që të kenë të qartë se cili është varianti final i Ligjit të dakorduar për shtetësi”, tha Sela.

Ai beson se në fillim të javës së ardhshme do të jetë gati teksti me zgjidhjen finale.

Ai kërkoi që të mos pyetet për detajet, pasi siç tha, interesi i tyre është të zgjidhin problemin e qytetarëve.

Pas përfundimit të takimit, edhe kryeministri Zoran Zaev tha se është arritur marrëveshje me koalicionin ASH-AAA, por edhe ai nuk dha detaje./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme