Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ua ka nisur një “NON PAPER” zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, përmes së cilës siç thonë i ka informuar për rolin konstruktiv të ASH-së me përkrahjen e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari ASH-së ka shprehur shqetësimet e tij dhe të partisë së tij në lidhje me mos gatishmërinë e plotë të kësaj Qeverie, e cila sipas tij, nuk ka ndërmarr masa të mjaftueshme për t’i përmbushur kërkesat e BE-së për të instaluar shtetin e së drejtës në të gjitha segmentet e jetës politike në Maqedoninë e Veriut.
Sela në dokumentin “Sulmet e Qeverisë LSDM – BDI mbi shtetin e së drejtës, duke shkelur vlerat evropiane në emër të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, ka nënvizuar vërejtje serioze ndaj qeverisjes dy partive në pushtet, të cilat sipas tij, kanë dështuar në çështjet kryesore që ndërlidhen me proceset demokratike dhe integruese të vendit edhe atë në këto segmente kryesore të cilat janë edhe pjese kyçe të rekomandimeve të BE për marrjen e datës së Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE, siç janë:
– përgjegjësi për sulmin e 27 prillit 2017 ndaj Parlamentit;
– reforma gjyqësore dhe hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë nivelin e lartë dhe krimet e zbuluara nga përgjimet e vitit 2015;
– reforma e shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë;
– reforma e administratës publike.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se dokumenti i është dërguar “Non paper” është dërguar përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të jashtme Frederica Mogherini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...