Deputetët e Maqedonisë të cilët e kanë sulmuar Ziadin Selën kanë shkelur ligje, prandaj ata nuk duhet amnistuar.
Kështu ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës lideri i Aleancës për Shqiptarët, duke shtuar se falja ndaj tyre është e papranueshme dhe se “vendet e Bashkimit Europian nuk do ta pranonin një vepër të turpshme terroriste siç kanë bërë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë më 28 prill të vitit të shkuar”.
”Natyrisht që nuk e pranoj amnistinë. Natyrisht që nuk pranoj faljen. Kemi fjali të pakuptueshme sa i përket deklaratave për amnisti të atyre personave”.
”Çmimi i asnjë vote nuk duhet të jetë falja apo ndonjë lloj amnistie”.
”Nëse dikush e do një gjë të tillë do të përballet me një problem shtesë nga ana e vendeve të Bashkimit Europian, sepse as ata nuk janë të gatshëm ta pranojnë një vepër terroriste”.
”Ne jemi të interesuar për një debat të mirëfilltë. Ky do të ishte pajtimi ndërmjet komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë dhe kjo do të bëhet me hapjen e temave që kërkonin trajtim tash e sa vite në Maqedoni”.
”Nëse falen deputetët të cilët shkelën ligjin kjo do të jetë e pafalshme për Aleancën për Shqiptarët. Edhe për mua personalisht është e papranueshme, e ne nuk do të marrim pjesë në një komision i cili ka për qëllim një gjë të turpshme”.
Ziadin Sela tha se Maqedonia duhet patjetër të shkojë në zgjedhje, por Aleanca për Shqiptarët ka nuk ka dashur ta ndërpres këtë proces të rrugëtimit drejt strukturave euroatlantike, njofton Klan Kosova.
”Kemi apeluar që ndryshimet kushtetuese të kalojnë që të mos ndërpritet rrugëtimi i vendit për në NATO, por pas kësaj gjithësesi vendi duhet të shkojë në zgjedhje”.
”Ne përfshijmë shumë faktorë politikë. Shqiptarët në Maqedoni që 18 vjet përballen me mungesë të demokracisë”.
”Kjo nuk është bërë nga shkaku që populli ka votuar.
“Një koalicion i Aleancës për Shqiptarët me dikë tjetër assesi nuk do të ndodhë. Kur e them këtë kjo ka të bëjë me kthimin e shpresës së njerëzve, të rinisë shqiptare, të cilëve iu vriten shpresat përditë dhe detyrohen t’i lëshojnë shtëpitë e tyre”.
”Nuk kemi ne vend që ta vrasim shpresën e shqiptarëve. Jeta e shqiptarëve për këto vite në Maqedoni është varur nga Ali Ahmeti”.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë