Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se Maqedonia e Veriut “duhet të pranojë propozimin francez pas heqjes së vetos së Bullgarisë për të hapur negociatat me BE-në”.
Në një intervistë për “Ora News”, Sela theksoi se shqiptarët nuk duhet të mbeten peng i konflikteve që riciklohen dhe përsëriten çdo katër deri në pesë vjet.
“Kjo është oferta që Maqedonia e Veriut ka në tryezë dhe duhet marrë shumë seriozisht. Vendimi nuk është nëse do të pranohet apo jo pakoja apo propozimi francez, por zgjedhja që duhet të bëjë Maqedonia e Veriut është nëse do të vazhdojë apo jo rrugën evropiane”.
“Nëse na pyesin, ne e kemi shprehur hapur qëndrimin tonë. Jemi për vazhdimin e këtij rrugëtimi që kalon përmes pranimit të propozimit francez”, tha Sela.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...