Ziadin Sela u rikthye në shtëpinë e tij në Strugë, edhe pse do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve në javët në vazhdim. Në Strugë u prit si hero, edhe pse veten nuk e konsideron si të tillë. Plagët, pas 10 ditëve ndoshta nuk janë të dukshme, por kjo ngjarje ka lënë gjurmë në jetën e tij.
Top Channel e ka vizituar më herët në pavionin e Neurokirurgjisë në Spitalin e Tetovës, ku u kurua për një javë nën kujdesin intensiv të mjekëve. E ka të vështirë të shprehet para kameras, apo të kujtojë atë çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit. Por thotë se, ajo ngjarje ka qenë e mirorkestruar dhe e menduar kohë më parë.
Pasi është goditur nga ata që mësynë në Parlament gjatë seancës së votimit për kreun e ri të Parlamentit, Talat Xhaferi, ai ka qëndruar pa ndjenja për disa minuta. Ka qenë Sigurimi i Parlamentit që e ka zhvendosur në një dhomë tjetër të Parlamentit, ku edhe është përmendur. Madje për ta nxjerrë jashtë, ata që e ndihmuan i kanë ndërruar edhe veshjet, që të mos identifikohej si Ziadin Sela.
Por a do të jetë gati të vijojë punën e tij në Parlament si deputet i zgjedhur në dhjetor? Ai thotë me bindje “Po”, sepse kjo ngjarje nuk do ta stepë nga politika. Sela thotë se nuk ka marrë urim nga kryetari i ish-partisë së tij, Menduh Thaçi, ndërsa nuk i kanë munguar vizitat nga Shkupi zytar, por edhe nga Tirana.
Të shtunën, atë e vizitoi kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho.
Gjatë të gjithë këtyre ditëve, simpatizantët në Spitalin e Tetovës kanë qenë të shumtë, e forcat e policisë gjithashtu. Mjeku Destan Haliti thotë se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Edhe pse i përfshirë në politikën aktive vetëm 6 vite më parë dhe i zgjedhur deputet në dhjetor, tashmë Sela thotë se ngjarjet e 27 prillit nuk do të lënë gjurmë në rrugën e saponisur. Ai do të rikthehet në Parlament, ndoshta për të votuar në ditët në vijim për qeverinë e re.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...