Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot ka zhvilluar bisedë online me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Shkup, Rachel Galloway.
Sipas njoftimit të ASH-së, gjatë këtij takimi, Sela me ambasadoren Galloway kanë folur për situatën politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ballafaqimi me pandeminë i kësaj Qeverie me shëndetin publik të qytetarëve, si dhe sfidat për ta tejkaluar gjendjen e vështirësuar ekonomike e qytetarëve kanë qenë shqetësimet të cilat Kryetari Sela i ka shprehur Ambasadores Rachel Gallowey”.
“Kryetari Sela e ka informuar Ambasadoren Gallowey edhe për qëndrimin e ASH të shprehur për formimin e Qeverisë së zgjeruar e cila do të ishte gjithëpërfshirëse për t’u ballafaquar edhe me pandeminë, por edhe me problemet politike pas Vetos Bullgare për fillimin e hapjes së negociatave me BE-në, me arsyetimin se kjo veto mund të sjellë pasoja politike të cilat në një kohë krize ekonomike të shkaktuar nga Pandemia do të ishin të papërballueshme për qytetarët e RMV”.
“Kryetari Sela ka falënderuar ambasadoren e Britanisë së madhe znj. Rachel Gallowey për kontributin e sai edhe të Britanisë së madhe në aspektin e funksionimit të shtetit ligjor, reformave ne drejtësi si dhe zhvillimit ekonomik të vendit, si parakushte për ta demokratizuar vendin dhe institucionet drejt vlerave perëndimore”, thuhet në fund të njoftimit të ASH-së.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...