Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën e tij për gazetën Lajm në lidhje me bllokimin me dhënien e shtetësisë dhe mospërputhjen e shifrave tha se e vërteta është është vetëm një, ndërsa gënjeshtra ka 1001.
“A e dini se ku mund ta lokalizoni gënjeshtrën? Merrni funksionarët e BDI-së dhe shihni kur kanë folur për këtë temë, asnjëherë nuk kanë folur me shifra të sakta”, u shpreh Sela.
Ai tha se ka shumë kërkesa dhe se për këtë shkak ata si parti politike kanë ngirur çështjen dhe të votohet Ligji për marrjen e nënshtetësisë.
“Kjo deklarata e djeshme e kryeministrit Kovaçevski zbuloi diçka shumë të rëndësishme në drejtim të numrave. Këto janë shifra zyrtare dhe imagjinoni sa mund të jetë numri i njerëzve që kanë heq dorë nga lodhja 30 vjeçare”, tha Sela duke shtuar se bëhet fjalë për të drejtë themelore e njeriut sipas Deklaratës universale të njeriut.
Sipas tij, e drejta e nënshtetësisë është themelore për shkak se me këtë të drejtë burojnë shumë të drejta siç është e drejta e arsimit, shëndetësi, për punë, për pension dhe shumë të drejta të tjera.
“BDI fatkeqësisht e gënjeshtrës ka qenë që nga fillimi dhe vazhdon të jetë gënjeshtra më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...