Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë vazhduar fushatën në Sllatinë të Tetovës. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se 15 korriku shqiptarët vendosin se kush do të jetë kryeministri i tyre, duke akuzuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti që për 18 vite nuk mundi të jetë kryeministër i shqiptarëve.
18 vite me radhë shqiptarët e kanë votuar Ali Ahmetin për të qenë kryeministër i shqiptarëve, ndërsa më 15 korrik ju do na votoni ne për të qenë kryeministra të shqiptarëve. Ajo parti e cila merr legjitimitetin për kryeministër e zgjedhin shqiptarët. 18 vite me radhë nuk e zgjodh problemin e ujit të pijshëm për Tetovën dhe jo vetëm.
Ne kemi bërë aktivitet edhe para zgjedhjeve dhe nuk kemi lënë vendbanim pa vizituar. Shqiptarët e vuajnë ujin për pije”-tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...