Gjatë ditës së djeshme (31 maj) në rajonin e Prilepit, MPB në bashkëpunim me institucione tjera ka realizuar aksion për parandalimin e transportit ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, që destinacion të fundit e kishte Greqinë.
Nga MPB njoftojnë se në këtë aksion janë sekuestruar 86 kg marihuanë, në vlerë prej 300 mijë eurove dhe është arrestuar një person.
“Në orët e mëngjesit në rrugën rajonale Manastir – Prilep, në hyrje të Prilepit, nga ana e zyrtarëve policor është dhënë urdhër për ndalimin e makinës Audi A4 me targa të Ohrit, por shoferi nuk ka ndaluar dhe me këtë rast i ka lënduar dy policë të cilët kanë qenë në detyrë”.
“Makina është gjetur në dalje të Prilepit dhe është drejtuar nga 23-vjeçari A.G nga Ohri. Gjatë ikjes ai nga makina e tij ka hedhur katër çanta. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Prilepit në çanta janë gjetur paketime me marihuanë, të cilat janë sekuestruar dhe dorëzuar për analizë”.
“Nga ana e Prokurorisë së Prilepit kundër A.G do të dorëzohet kallëzim penal për tregti të paligjshme me drogë dhe sulm ndaj personave zyrtar”, thonë nga MPB Maqedoni.
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...