Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i cili gjendet në vizitë zyrtare në Shkup, si shenjë mbështetjeje për referendnumin ka deklaruar se referendumi është vota më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë, raporton Arbresh.info.
“Ju përgëzoj për përpjekjet tuaja të palodhura për Marrëveshjen historike të Prespës”, është shprehur sekretari amerikan gjatë konferencës për media.
“SHBA-të njohin lidershipin tuaj dhe ju falënderoj për përpjekjet që bëni për reforma. Ju përgëzoj për hapat tuaj që të nënshkruani marrëveshjen historike me Greqinë. E dimë se ajo kërkoi diplomaci dhe durim. Ju uroj për zgjidhjen e kontestit të emrit. Marrëveshja e Prespës do t’ju mundësojë reforma kyçe për anëtarësim në BE dhe NATO. Vendi juaj sapo e festoi pavarësinë, ndërsa tani duhet të shfrytëzohet mundësia për të ardhme më të mirë. Duke u bërë pjesë e NATO-s do të bëheni pjesë e Aleancës më të fortë ushtarake. Ta citoj Jens Stoltenbergin, ne ju presim si anëtarja e 30-të e NATO-s”, tha mes tjerash Mattis.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se është nder që sekretari amerikan i Mbrojtjes të vizitojë Maqedoninë. Ai falënderoi Mattis për mbështetjen që SHBA ka dhënë për shtetin.
“Është nder për ne që Mattis vjen në këtë kohë, pasi është moment i rëndësishëm për qytetarët tonë, të cilët duhet të japin mbështetje për marrëveshjen me Greqinë në referendum. Vizita juaj tregon edhe një herë mbështetjen e SHBA-ve për Maqedoninë. I kam treguar Mattis se angazhohemi për të realizuar referendum të suksesshëm. I thash se bëjmë thirrje për bashkim, pasi bëhet fjalë për qëllim të përbashkët – anëtarësim në NATO dhe BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësuara në BE dhe NATO, është siguri për mospërfshirjen e palës së tretë në rajon”, deklaroi mes tjerash Zaev.
Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, tha se vizita e Mattis në Maqedoni është historike, pasi dy herë brenda vitit ajo ka realizuar takim me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, një në Washington dhe një në Shkup.
“Mbështetja juaj është konfirmim i qëllimit strategjik të Maqedonisë për të bashkëpunuar me SHBA-të. Për herë të parë në historinë e shtetit tonë, për më pak se një vit sekretari amerikan mban takim me ministren e mbrojtjes së Maqedonisë. Në kohët më të vështira ju keni qenë në anën tonë. Edhe këtë herë Maqedonia ka marrë mbështetjen nga SHBA-të. Qytetarët tonë e dinë mundësinë për anëtarësim në NATO dhe BE. Ata me votën e tyre do të vendosin ton të ri në rajon”, tha Sheqerinska./Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës