Google ADS

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis të hënën në Shkup

19:15 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis të hënën arrin në vizitë zyrtare në Maqedoni, vërtetoi sot pasdite qeveria e Maqedonisë.

Delegacioni i ShBA-ve e udhëhequr nga Mattis do të pritet solemnisht tek aeroporti ndërkombëtar “Shkupi” dhe në ndërtesën e Republikës së Maqedonisë.

Mattis do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, e më pastaj është parashikuar konference e përbashkët për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe vet Mattis këtë javë njoftoi se do ta vizitojë Maqedoninë dhe do të shpreh përkrahje të qartë për referendumin e 30 shtatorit për zgjidhjen e çështjes së emrit, por edhe shqetësim për shkak të ndërhyrjes së mundshme të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë në Maqedoni dhe do të bëj me dije se ShBA-të përkrahin popullin e Maqedonisë’, tha Mattis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Mattis theksoi se është i shqetësuar se Rusia do të mund të përpiqet të ndërhyjë në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të ndërhyjë. Unë jam i shqetësuar për këtë. Ndërhyrje e tillë Rusia e praktikonte nga Estonia deri në ShBA. nga Ukraina deri në Maqedoni, gjithmonë përshtatet në situatë konkrete’, tha Mattis.

Për herë të parë në 14 vitet e kaluara Sekretar amerikan për Mbrojtje është në vizitë në Maqedoni./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme