Google ADS

Seancë gjyqësore për rastin “Trust”

11:08 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar senca gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trust” ku i dyshuar kryesor është afaristi Sead Koçan. Bashkë me të gjykohen edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, që të gjithë për pjesëmarrje në tender të SHA Elem.

Prokuroria i akuzon këta persona për falsifikim dokumentacioni për të përfituar tender me vlerë prej 17 milionë euro. Lënda bazohet në tre materiale të përgjuara./Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme