Google ADS

Seancë gjyqësore për rastin “Ryshfeti”, Zaevi i akuzuari i parë

09:11 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot do të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën “Ryshfeti” në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev. Mbrojtja më herët kërkoi marrje të inçizimeve nga masat hetimore të veçanta të cilat u publikuan në Youtube.

Zaevi për herë të parë si kryeministër, mori pjesë në seancën e kaluar në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Ai është i akuzuar se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov, në vlerë prej 160 mijë euro për tokë ndërtimore në Strumicë, përcjell telegrafi.

Zaevi tha se ai dhe mbrojtja e tij mendojnë nëse duhet ta publikojnë të gjithë bisedën e inçizuar me biznesmenin, që të dihet përmbajtja e vërtetë ose të kërkojnë përjashtimin e tij si provë.

Prokuroria duhet të hetojë se si inçizimet kanë përfunduar në internet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme