Në seancën gjyqësore për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale, do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur.
Në seancën e fundit, e cila u shty për shkak të mungesës së kushteve teknike për dëgjimin e dëshmitarit, gjykata vendosi që sot të sigurohen kushtet me të cilat do të fshihet identiteti i dëshmitarit të mbrojtur, siç parasheh ligji, ndërsa në seancë do të mund të merr pjesë edhe opinioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lënda “Monstra” është hapur për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, që ndodhi më 12 prill 2012, ndërsa me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afri dhe Agim Ismailloviq, Ezmi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar shfuqizoi aktgjykimet dhe liroi nga burgu Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ju vendosi vetëm masa përkujdesi. Ndërsa Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, akoma janë të pakapshëm për gjykatën dhe për ta është lëshuar fletarrest ndërkombëtar./
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...