Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Shënjestra-Fortesa” të Prokurorisë Speciale, për përgjimet e paligjshme.
Në seancën e fundit fjalët hyrëse i dhanë prokurorët dhe të akuzuarit, të cilët deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Xheneta Begtoviq e ndau procesin për të akuzuarit Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski dhe Gordana Jankulloska, të cilët mungonin në seanca dhe vendosi që të gjykohen në mungesë. Grujevski dhe Boshkovski ndodhen në paraburgim në Athinë, ndërsa Jankulloska më herët ishte shtatzënë.
Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe Toni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Mijallkovit, Vlladimir Varellov nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe presë persona tjerë nga kjo drejtori.
Të akuzuarit në lëndët e përbashkëta “Shënjestra-Fortesa” dyshohen se kanë kryer përgjime të paligjshme të cilat LSDM në kohën kur ishte opozitë i publikoi si të ashtuquajtura “bomba”.
Sipas PSP-së, të akuzuarit përveç përgjimeve të paligjshme kanë shkatërruar edhe sistemin për përgjim të MPB-së, me çka kanë shkaktuar edhe dëm material në vlerë prej 1.418.879 euro.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...