Google ADS

Seancë gjyqësore kundër vrasësit të Almir Aliut

14:52 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë sot ka vazhduar seanca gjyqësore kundër Boban Iliq, i cili akuzohet për vrasjen e 4-vjeçarit Almir Aliu, më 25 qershor vitin e kaluar.
I dyshuari ngarkohet për shkelje me makinë të 4-vjeçarit në rrugën “Boris Kidriç”. Ndërsa për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave, babait të Almirit, Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu për veprën penale “dhunë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të avokatëve, në seancën e sotme me kërkesë të prokurorisë janë shikuar video inçizime nga intenziteti i komunikacionit në pjesën e qytetit ku ka ndodhur ngjarja, gjatë kohës së festës së Bajramit.

Seanca e radhës është caktuar për më 15 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme