Në Gjykatën Penale të Shkupit sot janë caktuar seanca të reja për lëndët ‘Titanik’, ‘T.N.T’, Llaskarcë dhe ‘Magyar Telekom’.
Gjykimi për aksidentin në Llaskarcë më 13 shkurt të këtij viti e ku humbën jetën 16 persona gjendet në procedurë dëshmuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është prokurori Darko Jakimovski.
Për këtë aksident të akuzuar janë gjashtë persona. I akuzuar i parë është pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, vijon përgjegjësi i transportit Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit të aksidentuar Manoill Trifunovski. Këta të tre akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Nga ana tjetër të akuzuarit e mbetur Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të punësuar në stacionin për kontroll teknik, ngarkohen për veprën penale “bashkëveprim në të njëjtin akt”.
Gjykimi për parregullsitë zgjedhore në lëndën ‘Titanik’ gjendet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria. Lëndën e udhëheq gjyqtari Osman Shabani ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Lile Stefanova.
Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, GOce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe lenka Rashjakovska.
Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesit, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
Rasti kundër ish-drejtorit dhe drejtorit të financave të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy personave tjerë për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare, ndodhet në procedurë të dëshmive dhe po dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes.
Lënda ‘T.N.T’ udhëhiqen nga gjyqtari Ognen Stavrev ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Burm Rustemi.
Në këtë lëndë të akuzuar janë Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa Nikolla Gruevski gjykohet në mungesë.
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut