Google ADS

Seanca të dy komisioneve parlamentare

10:40 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Komisioni ligjvënës-juridik do të mbajë dy seanca. Në njërën do ta shqyrtojë propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në lexim të dytë, ndërsa në të dytën duhet të debatojë për Propozim-ligjin për provimin e jurisprudencës, gjithashtu në lexim të dytë, si dhe nga katër kërkesa për interpretim autentik.

Para Komisionit për sistem politik pika e vetëm në rend dite është Propozim-ligji për provimin e jurisprudencës në lexim të dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme