Seanca për shkarkimin e prokurores Katica Janeva është caktuar për sot në ora 13:00. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka nënshkruar vendimin, njoftuan dje nga kabineti i tij.
“Kryetari i Kuvendit sapo e nënshkroi vendinin për thirrje të seancës për të shtunën në ora 13:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës – shkarkimin e prokurorit publik për ndjekjen e veprave penale që lidjen dhe të cilat burojnë nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve”, thuhej në njoftimin e djeshëm të kabinetit të Xhaferit.
Deputetët në këtë seancë do të shqyrtojnë raportin e komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ku u miratua kërkesa e këshillit të prokurorëve për shkarkimin e Janevës, e paraburgosur si e dyshuar në rastin “Zhvatja”.
Raporti i këshillit të prokurorëve nuk do të hapet në seancën e nesërme pasi materiali është klasifikuar si i besueshëm.
Shkarkimi i Janevës duhet të bëhet me dy të tretat e votave dhe me Badenter, por pritet që për këtë vendim të votojnë deputetët e të gjitha partive, siç ndodhi edhe në komisionin amë ku vendimi u soll njëzëri./shenja
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...