Seanca për rastin “Sopoti” u zhvillua me dyer të mbyllura

16:17 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Në Gjykatën Penale të Shkupit ka vazhduar seanca për rastin “Sopoti”, ku të dënuar ishin dhjetë persona, të cilët akuzohen për terrorizëm.

Sipas akuzës, të dënuarit vendosën një minë, që shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve të NATO-s dhe përkthyesit, në vitin 2003, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi vendosi që ta përjashtojë publikun nga seanca, me arsyetimin se dëshmi do të japin shërbyes policorë, në cilësinë e dëshmitarëve.

Pas publikimit të përgjimeve, Prokuroria Speciale Publike (PSP) bëri të ditur se ka dëshmi që e kontestojnë dënimin e 10 personave. Dëshmia e Ramadan Bajramit është marrë me dhunë dhe kjo e ka rifilluar gjykimin nga e para.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme