Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në fillim të vazhdimit të parë të seancës së 15-të ku duhet të debatohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë, është dhënë pauzë njëorëshe, me kërkesë të koordinatores të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasoska.
Në fillim të vazhdimit të seancës, Zoran Ilievski, gjithashtu koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në mënyrë procedurale shprehu qëndrim se ata si parti më e madhe opozitare në Parlament, i kanë dërguar letër të hapur kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në të cilën, siç tha, e kanë informuar cilët nene të Rregullores së Kuvendit janë shkelur për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Ilievski e përsëriti qëndrimin se për ligjin e propozuar, komision amë duhet të jetë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, e jo Komisioni për çështje evropiane. Nuk janë plotësuar kushtet që ligji të sillet me parashenjë të flamurit evropian, tha Ilievski i cili kërkoi edhe debat publik për ligjin.
Pas reagimit procedural të Ilievskit, bashkëpartiakja e tij Lalloska kërkoi pauzë prej një ore. Fillimisht Xhaferi nuk e pranoi kërkesën dhe kërkoi që shërbimet kuvendore të nxjerrin listë të personave të paraqitur për të marrë fjalën për ligjin. Pas instistimit të Lalloskës, me qëllim, siç tha ajo, të mos përsëriten situatat e tensionuara si ditën e djeshme, shpalli pauzë. /AlsatM/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...