Google ADS

Seanca konstituive në Parlamentin e Malit të Zi do të mbahet më 23 shtator

14:27 | 16 Shtator 2020
V. S.

Parlamenti i Malit të Zi seancën konstituive do ta mbajë më 23 shtator.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e listave zgjedhore.

“Propozimi u pranua unanimisht, nuk duhet të presim për një kohë të gjatë, Zgjedhjet në Mal të Zi treguan se qytetarët u besojnë institucioneve”, tha Brajoviq.

Ai deklaroi se insiston që të paktën kryetari i parlamentit të zgjidhej në atë seancë.

Një takim konsultues i Brajoviç u mbajt në Parlamentin e Malit të Zi me përfaqësuesit e listave zgjedhore që siguruan statusin parlamentar në zgjedhje.

Partitë që siguruan ulëse në kuvendin malazez janë koalicioni “Vendosmërisht për Malin e Zi”, DPS e Millo Gjukanoviqit, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, koalicioni “Paqja është kombi ynë”, koalicioni “E zeza mbi të bardhën”, Socialdemokratë,Partia Boshnjake, SDP, Lista Shqiptare “Nik Gjeloshiu – Genc Nimanbegu” dhe koalicioni “Njëzëshëm”, shkruan Vijesti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme