Seanca gjyqësore sot për rastet “Lëndina” dhe “Spiuni”

08:44 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Në Gjykatën Penale sot janë planifikuar të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Lëndina” dhe “Spiuni”.

I akuzuari i parë në lëndën “Lëndina” që ka të bëjë me ndërtime pa leje të shtëpive në Zelenikovë, është gazetari Dragan Pavlloviq – Llatas, ndërsa të akuzuar janë edhe Srgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar të akuzuarve, me kërkesë të tyre ju dorëzuan transkriptë nga bisedimet audio të tyre, mbi bazë të së cilave është ngritur aktakuza.

Ndërsa lëndën “Spiuni”, të cilën tani e udhëheq Prokuroria Speciale, të akuzuar janë 18 persona për lidhje të këqija, spiunim, kërcënim, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Apelit vitin e kaluar lehtësoi dënimet e të akuzuarve dhe ktheu vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale.

Seanca e kaluar për këtë lëndë u shty, pasi mungoi i akuzuari i parë Marijan Efremov, i cili sipas avokatit të tij, është i shtrirë në spital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme