Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Total” dhe “Transportuesi”.
Në rastin “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehe të tatimit në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik të “Total Marketing DOOEL”, “Total Media Center” dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pajisjet për vete ai i ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse në firma nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në njërën firmë ka pasur vetëm një të punësuar.
Pas disa anulimeve për shkak të arsyeve shëndetësore dhe familjare të Llatasit, gjykimi për lëtë rast filloi më 14 maj të këtij viti.
Ndërsa në lëndën “Transportuesi” i akuzuar është ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili së bashku me 20 persona tjerë ngarkohen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka kanë shkaktuar dëm në buxhet me vlerë prej 360 mijë eurove.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...