Deputetët do të vazhdojnë të premten debatin mbi ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili kryeson Komisionin e Çështjeve Kushtetuese, ka planifikuar vazhdimin e seancës së sotme për pas festës shtetërore. Më parë, Kryeministri Zoran Zaev shpjegoi propozimin për ndryshime kushtetuese para deputetëve dhe u kërkoi që të gjithë të votonin “për”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në frymën e transparencës, propozimet për ndryshimin e Kushtetutës ishin të disponueshme për të gjithë. Pasqyra e përgjithshme dhe reagimet publike janë se nuk ka asgjë të diskutueshme. Opinioni akademik vlerësoi se gjithçka është në përputhje me interesat e Maqedonisë dhe standardet ndërkombëtare. Është e qartë se ndryshimet meritojnë mbështetje nga të gjithë deputetët, për anëtarësim në BE dhe NATO dhe për një jetë më të mirë. Kuvendi është institucioni që duhet të marrë vendim në interes të qytetarëve. Deputetët të marrin vendim sipas bindjeve të tyre dhe pa presion nga askush. Vendimi juaj do ta dërgoj IJRM-në në histori”, tha Zaev para deputetëve në fillim të seancës së Komisionit.
Ai shtoi se duhet të kuptohet mundësia historike dhe bën thirrje për bashkim rreth prioriteteve të vendit, për prosperitetin e vendit dhe të merret një vendim i fuqishëm./Telegrafi/
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë