Google ADS

Së shpejti fillon kthimi i kursimeve të qytetarëve në bankën “Eurostandard”

20:56 | 24 Gusht 2020
Arbresh.info

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata qytetarë të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kursyer paratë e tyre në bankën e familemtuar “Eurostandard”.

TV Telma raporton se nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e kursimeve. Këtë e konfirmon Fondi i Sigurimit të Depozitave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që menaxheri i falimentimit ta dorëzojë listën e personave fizikë dhe juridikë të cilët kursimet e tyre i kanë në këtë bankë.

Kthimi i kursimeve do të kryet nëpërmjet katë bankave, ndërkaq shuma më e lartë e kthimit do të jetë 30 mijë euro.

Ata të cilët kanë mbi 30 mijë euro kursime, të njëjtat dë t’i marrin nëpërmjet fondit të falimentimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme