Deri më 19 qershor do të jetë i hapur konkursi për regjistrim të semi-maturantëve në shkolla të mesme.
Ata që për herë të parë do të nisin arsimin e mesëm shprehen të shqetësuar për fatin e tyre, sepse Ministria e Arsimit akoma nuk ka strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor. A do të fillojë online për shkak të pandemisë Covid 19 ose me prezencë fizike.
“Shumë do të jetë e vështirë nëse do të fillojmë online. Sepse, akoma nuk i njohim profesorët, nxënësit”.
“Unë jam regjistruar në gjimnaz të përgjithshëm. I dezinfektova duart, vendosa maskën, I respektuam rregullat”.
Disa nga shkollat e mesme që vizituam zbatonin të gjitha rekomandimet shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi. Regjistrimi bëhej sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të nxënësit.
“Këtë që e kemi bë, ndarjen me orë të caktuara sipas renditjes alfabetike, na ka ndihmuar shumë, edhe neve që jemi të punësuar po edhe gjithë nxënësit e ardhshëm”.
“Konkursi është i hapur për 204 nxënës. 136 nxënës të drejtimit gjimnaz dhe 68 nxënës të drejtimit ekonomi. Deri tash numri është solid, 120-130 nxënës që kanë konkurruar. Presim në ditët në vazhdim të vijnë nxënës të konkurrojnë në drejtimet që u pëlqejnë”.
Në dy ditët e para të afatit të parë për regjistrim, interesimi më i madh i semi-maturantëve është shprehur për gjimnazet dhe drejtimet e mjekësisë. Konkursi për shkollat e mesme ka paraparë gjithsej 35.919 vende të lira për semi-maturantët./alsat
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...