Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, i është drejtuar Maqedonisë së Veriut me një fjalim të hapur ku i kërkon miratimin e “propozimit francez”.
Kancelari e fillon fjalimin e tij me një mesazh shumë të qartë “Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së!”, duke vijuar më tej se RMV ndodhet para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e vet.
Nga ana tjetër, ai shprehet se e kupton edhe frustrimin dhe padurimin e popullit, por ky miratimin do ta sillte Maqedoninë e Veriut një hap shumë më afër anëtarësimit në BE.
“Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së! Vendi juaj ndodhet sërish para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij: Dëshironi ta pranoni kompromisin europian? Kështu mund të mbahet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare – shtatëmbëdhjetë vjet pas dhënies së statusit të një vendi kandidat për në Bashkimin Europian. Kjo do t’ju sjellë një hap shumë më afër anëtarësimit në BE dhe do të kapërcejë bllokadën. Unë e kuptoj padurimin dhe frustrimin tuaj. Madje edhe më shumë: unë e përjetoj ashtu si ju!”
“Unë e kuptoj kur ju thoni: Neve për një kohë të gjatë na është premtuar shumë. Shumë është kërkuar prej nesh. Unë e kuptoj kur ju keni dyshime, nëse me këtë hap vërtet rruga drejt anëtarësimit për në BE është e hapur.
Dëshiroj të jem krejt i hapur me ju: edhe pas miratimit të këtij kompromisi procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Pengesa të tjera do të duhet të kapërcehen. Por unë them po ashtu: bashkë do t’i përballojmë detyrat që kemi përpara. Sepse ne ju duam si anëtarë të këtij Bashkimi Europian!”.
“Ne ju duam, të dashura qytetare dhe të dashur qytetarë të Maqedonisë së Veriut si anëtarë të një unioni, në të cilin veçantitë tuaja kulturore dhe tonat, gjuhët tona të ndryshme dhe identitetet tona të mbahen dhe të ruhen. Kjo na bën së bashku të fortë”.
“Ne të gjithë e dimë: kompromiset do të thonë ndonjëherë lëshime të dhimbshme. Bashkimi Europian përbëhet prej kompromisesh – ditë për ditë. Megjithatë, unë jam fort i bindur se madje kompromiset e vështira në fund na çojnë gjithmonë përpara dhe na bëjnë më të fortë. Ne jemi dhe mbetemi në anën tuaj. I Juaji Olaf Scholz, Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë”, thotë Scholz. /AlsatM/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...