Google ADS

Scherbak: Nëse detyrohemi, do të marrim masa reciproke ndaj Shkupit

19:28 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

“Paralajmëruam se nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt eskalimit të mëtejshëm të marrëdhënive mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa”, deklaroi sot ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar, pa mos u analizuar detajet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para disa ditësh Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus, me arsyetimin se ai është përfshirë në aktivitete të dyshimta kundër Qeverisë së Maqedonisë.

Ndërsa për këtë rast reagoi edhe Ambasada e Rusisë në Shkup, duke thënë se pasojat e këtij veprimi do t’i bartë vetë shteti i Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme