Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetare, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, veçoi bllokadën e Maqedonisë dhe Shqipërisë në Këshillin Evropian, si një shembull përse nevojitet ndryshim në rregullat e BE-së.
Parlamenti Evropian është në proces të shqyrtimit të reformave në shumë fusha të procesit të vendimmarrjes së BE-së, të tilla si në fushën e vetos, nismës legjislative të Parlamentit dhe konsultimeve me Parlamentet kombëtar, për të siguruar një Bashkim Evropian më funksional, Sassoli.
“E keni parë atë që ndodhi në Këshillin e fundit, Parlamenti, Komisioni, Presidenca dhe 25 nga 28 vendet anëtare thanë po për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por vendimi u bllokua nga tre vende, kështu që unë mendoj se është mirë të rishikojmë rregullat”, tha Sassoli.
Siç njoftoi korrespondentja e AIM-së nga Brukseli, ai tha se rregullat e BE-së janë të mira vetëm nëse merren vendime pozitive dhe u bëri thirrje mediave që të ndihmojnë në përcjelljen e mesazheve të Parlamentit dhe institucioneve tjera evropiane./Telegrafi/
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...