Kryetari i Kuvendit Evropian, David Sassoli më 3 dhe 4 shkurt do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Para vizitës së tij ai deklaroi se vjen në Shqipëri për të dhënë shpresë për të ardhmen pas muajve të vështirë që ka kaluar. Gjithashtu, ka vërtetuar edhe përkrahjen e Kuvendit Evropian për nisjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Shkoj në Shqipëri që t’i inkurajoj dhe të jap shpresë për të ardhmen pas muajt e vështirë atje. Do të dëshiroja ta vërtetoj përkrahjen e Kuvendit Evropian për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet arritën përparim të madh”, tha Sassoli.
Ai shtoi se nisja e bisedimeve mund të jetë nxitje për refomrat që janë të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA