Këshilli i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, i cili përfaqëson edhe arsimtarët, në një përbërje të zgjeruar, në seancën e tij të fundit miratoi konkluzionet me të cilat u shpallën të nxituara reformat e paralajmëruara të Ministres së Arsimit Mila Carovska.
SASHK për Draft-Konceptin për reformat në arsimin fillor vlerëson se nuk janë krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit pa pengesa, pa heqjen paraprake të dobësive për zbatimin e tij të suksesshëm dhe me shumë pyetje dhe detaje të papërgjigjura në dokument.
“Për arsyet e mësipërme, Këshilli i SASHJ arriti në përfundimin, në interes të një reforme më të suksesshme të arsimit fillor, që kjo iniciativë të shtyhet ose të fillojnë shkolla pilot në të cilat do të nisej dhe bazuar në rezultatet në ato shkolla të zbulohen dhe eliminohen dobësitë e mundshme, identifikimi i pikave të forta dhe më pas ndërmarrja e hapave për zbatimin e reformave”, thonë nga Sindikata e SASHK./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...