Analisti Petrit Saraçini, i ftuar në emisionin “Ruga drejt” në Alsat gjatë debatit që u zhvillua sot në mbrëmje rreth temës së gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve ndaj shqiptarëve gjatë festimit të fundit tifozerisë së Vardarit, foli se si dhe sistemi i arsimit në Maqedoninë e Veriut është ai i 30 viteve të kaluara ku nuk është bërë asnjë përmirësim, madje ai shkoi më tutje duke e quajtur një segregim klasik që bëhet mes etnive në shkolla.
Prej 900 shkollash, nja 40 shkolla nxënësit shkojnë në ndërrim të njëjtë, shqiptar dhe maqedonas, klasat i kanë afër njëra-tjtrës, dmth nuk janë të ndarë në ambiente të ndryshme, në ndërrime të ndryshme, në kate të ndryshme dhe kanë një interaksion të vërtet. Ndërsa 850 shkola të tjera ku ka nxënës nga etni të ndryshme i ndajnë në objekte të ndrshme, dmth emri i shkollës i njëjtë por klasat janë të ndara dhe klasat janë të ndara, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një segregim klasik- tha Saraçini.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...