Sanksionohen 436 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në Maqedoni

11:22 | 7 Nëntor 2020
A. B.

Policia dje ka sanksionuar 436 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

“Gjatë ditës së kaluar (06/07.11.2020) në territorin e Republika e Maqedonisë së veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 436 shkelje”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për ballafaqim me coronavirusin./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme