Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e shtetit gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Shkup ka sanksionuar 384 persona, 21 prej të cilëve pa patentë shofer, 138 persona janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë. Janë detektuar dhe sanksionuar 20 automjete teknikisht të parregullta, janë sanksionuar 20 motoçiklistë ndërsa janë konfiskuar 4 motoçikleta.
MPB gjithashtu njofton se janë marrë edhe 88 masa për parkim të jashtëligjshëm, 72 mjete janë larguar përmes karrotecit.
Sa i përket mosrespektimit të masave shëndetësore, MPB njofton se janë sanksionuar 66 qytetarë për mosmbajtje të maskës.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag