Sanksionohen 137 shoferë në Shkup

11:14 | 25 Janar 2021
V. S.

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 137 masa, mes të cilave për vozitje pa patent shoferi 17 sanksione, 18 masa për shfrytëzimin e celularit, katër për automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 16 sanksione për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes dhe 15 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

“Kontrolle të përforcara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, për rritjen e sigurisë, njoftojnë nga MPB-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme