Samiti i këtij fundmuaji i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor do të sjellë një pasqyrë më të qartë për pritshmëritë e qershorit dhe fillimin e mundshëm të negociatave, vlerëson eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Aleksandër Jovanovski. Procedurën kur Këshilli i Evropës i jep mandat Komisionit Evropian për fillim të negociatave, dhe fillimin zyrtar të negociatave në një interval kohor prej gjashtë muajsh, Jovanovski e konsideron si të zakonshme.
Sinqerisht mendoj se dhjetori është korniza e parë e mundshme për një konferencë të këtillë ndërqeveritare ku do të fillojnë negociatat duke pasur parasysh se deri në nëntor ne nuk do të kemi Komision të ri Evropian. Kështu që, varësisht zgjedhjeve evropiane, pastaj çfarë do të ndodhë me Breksitin, pastaj roli i Francës të cilin duhet ta luajë në këtë afat kohor, mund të presim në dhjetor që vendi t’i fillojë zyrtarisht negociatat për anëtarësim”-tha Aleksandër Jovanovski, ekspert.
Çfarëdo vendimi tjetër, sipas Jovanovskit, vetëm se do ta ulte motivimin në rajon.
Më pas fillojnë pushimet verore, si këtu, ashtu edhe Komisioni Evropian nuk punon me kapacitet të plotë. Më pas ai bëhet Komision teknik ku do të pritet të zgjidhet presidenti i ri, komisionerët e ri, nuk e dimë se kush do ta trashëgojë Hanin dhe si do të jetë disponimi politik por vlerësoj se këto momente që ndjekim tani japin çfarëdo shprese se në fund të ditës do të për t’u sjellë ai vendim për shtetin”-pohoi Aleksandër Jovanovski, ekspert.
Ditë më parë, zv.kryeministri Bujar Osmani deklaroi se synojnë fillimin zyrtar të negociatave në dhjetor, me mbajtjen e të ashtuquajturës mbledhje ndërqeveritare. Megjithatë afatet e ngushta kohore mes publikimit të raportit të progresit për vendin dhe marrjen e vendimit në Bundestagun e Gjermanisë, mund të bëjë që kjo e fundit të mos ketë qëndrim as nga Këshillin Evropian dhe si pasojë të mos ketë vendim për fillim të negociatave./AlsatM/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...