Përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Forumit të Shoqërisë Civile në Trieste, i cili do të mbahet më 11-12 korrik 2017, ambasadori i Italisë në Serbi, Giuseppe Manzo, është i bindur se do të merren vendime të rëndësishme për të nxitur më shumë integrim rajonal.
“Jo vetëm në nivel politik, por edhe për të adresuar prioritetet konkrete të komuniteteve në rajon siç është rasti për nënshkrimin e shumëpritur të Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe krijimi i Sekretariatit të Dhomës së Tregtisë të Ballkanit Perëndimor në Trieste, i cili do të sjellë më shumë rritje dhe zhvillim ekonomik për rajonin,” është shprehur Manzo në një intervistë për EËB, transmeton arbresh.info.
Ai thekson se vetë zgjedhja e qytetit të Triestes si vendi i Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor është një njohje e rolit kryesor që luan ky rajon për Italinë.
Më 12 korrik në Trieste, ambasadori Manzo thotë se “Italia dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë të mbështetjes konkrete për bashkëpunimin midis vendeve të këtij rajoni me qëllim të anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian,” transmeton arbresh.info.
Këtë, thotë se do ta bëjnë duke mbledhur në Trieste jo vetëm përfaqësues qeveritarë, por edhe sipërmarrës, të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë rajoni dhe nga ato vende të BE që, si Italia, i kushtojnë vëmendje dhe janë pranë nevojave të qytetarëve të kësaj zona.
“Integrimi ekonomik rajonal, ndërlidhjet e transportit dhe energjetikës, bashkëpunimi i të rinjve dhe promovimi i sundimit të ligjit do të jenë çështjet kryesore në axhendën e Samitit.”/arbresh.info/
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...