Google ADS

Salla gjysmë e zbrazët për ngjarjet e 27 prillit, anulohet seanca

12:12 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Gjykatësja Dobrilla Kacarska ka anuluar seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Arsye për shtyrjen e seancës ishte fakti se disa nga të akuzuarit që kanë kërkuar amnisti, akoma nuk kanë marrë vendime të plotfuqishme.

Për të akuzuarin Goran Gjoshevski – Levi Këshilli Penal do të vendos sërish për shkak të gabimeve në vendim, ndërsa i akuzuari Munir Pepiq ka kërkuar seancë publike në Gjykatën e Apelit për ankesën, pasi nuk mori amnisti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e radhës për ngjarjet e 27 prillit u caktua për më 21 janar, në të cilën duhet të thuhen fjalët përfundimtare.

Ndryshe, amnisti për “të enjten e përgjakshme” nuk ka kërkuar ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, shefi për operacione speciale në MPB Dushko Llazarov, njëri nga udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” Igor Durllovski, si dhe Jane Çento dhe Igor Jug.

Nga 33 sa ishin të akuzuar në fillim, seancat tjera për ngjarjet e 27 prillit do të zhvillohen kundër 18 të akuzuarve, pasi të tjerët përfituan nga Ligji për amnisti./Telegrafi/

 

Të ngjashme