Minisitri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Bekim Sali paralajmëroi paga më të larta për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nga muaji korrik
“Kemi formuar një grup pune, të cilët po përgatisin ligj të ri për motrat medicinale. Me propozim të shoqatës së motrave medicinale, ne e morëm atë draft tekst që ata e kanë përgatitur dhe të punësuarit tanë në Ministri për punë juridike, po koordinohemi për punën e mëtutjeshme rreth këtij ligji. Në kontunitet ne punojmë per kushtet me te mira për punë si për motrat medicinale njejtë për të gjithë te punësuarit në shëndetësi. Në muajin korrik presim rritje të pagave e cila është në përputhje me rritjen graduale të pagave në përputhje me sindikatin e shëndetësisë dhe të gjitha sindikatat e tjera, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Sali gjithashtu uroi Ditën Botërore të Infermierëve duke thënë se ato janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid-19, duke luftuar për jetën e të gjithëve.
“Duke e rrezikuar jetën e tyre, infermieret janë në linjën e parë të frontit me pandeminë COVID-19 duke luftuar për jetën e të gjithëve. Ato janë engjëjt tanë mbrojtës, të cilët luajnë rol vendimtar në kujdesin për secilin pacient”, ka shkruar Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali me rastin e Ditës Ndërkombëtare të infermierëve.
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...