“Ne kemi ofruar sasi të caktuara të terapisë për pacientët me kancer. Është terapi biologjike dhe është për pacientë të caktuar. Nuk mund të përdorim terapi biologjike për asnjë pacient me kancer dhe duke ditur aftësinë financiare të institucioneve tona, dhe të shtetit, sidomos në këto rrethana, ne bëjmë hulumtimin e pacientëve, gjegjësisht grupimin e pacientëve sipas nevojës dhe përcaktimin e terapisë”.
Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me pacientët me kancer. Ai theksoi se terapia biologjike nuk është e përshtatshme për çdo pacient, dhe terapia standarde që kemi ne përdoret në të gjithë botën për pacientët me kancer.
“Në atë pjesë duhet të bëjmë një dallim të qartë se për cilin terapi nevojitet më shumë. Ne kujdesemi për shëndetin e çdo pacienti. Si ministri dhe si institut i Onkologjisë nuk mund të bëjmë dallimin mes pacientëve që nuk duhet t’u jepet ajo terapi moderne apo të tjerëve që kanë nevojë për terapi standarde dhe mund të japim terapi më të shtrenjta pa nevojë”, shtoi Sali./Telegrafi/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...