Shtetet e Bashkuara besojnë se Prezenca ka një mundësi unike për të mbledhur politikanë dhe liderë mendimesh në Shqipëri për të arritur një reformë të rëndësishme zgjedhore.
Na gezoi fakti që Komisioni i Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore po mbështetet në rekomandimet e ODIHR-it teksa përpiqet të përmirësojë sistemin zgjedhor. Shqipëria dha një shembull për Shtetet e tjera pjesëmarrëse me përfshirjen e rekomandimeve të OSBE-së në politikën e brendshme, dhe ne presim që Shqipëria do të vazhdojë të japë një shembull, pasi ajo do të marrë Kryesinë e OSBE-së në vitin 2020”, deklaroi sot Harry Kamian, zëvendësshefi i Misionit në Këshillin e Përhershëm, Vjenë.
Reagimi nga zëvendësshefi i misionit Harry Kamian vjen pasi ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt prezantoi sot në Vjenë raportin vjetor të punës së OSBE-së në Shqipëri përpara Këshillit të Përhershëm.
“Faleminderit, Ambasador Borchardt, për prezantimin tuaj sot dhe prezantimin tuaj joformal dje. Për më shumë se njëzet vjet, Prania e OSBE-së në Shqipëri ka qenë e lidhur ngushtë me përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformimin e gjyqësorit dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ne e vlerësojmë raportin tuaj i cili u paraqit në kohë dhe i detajuar”, tha ai.
“Ne e vlerësojmë punën e Prezencës në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për reforma demokratike, veçanërisht në kushtet e polarizimit politik në vend. Në përputhje me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, ne besojmë se është e rëndësishme të mbështesni angazhimin politik të individëve dhe të drejtën e tyre për tubim paqësor”, thuhet në këtë deklaratë.
“Reforma në gjyqësor është thelbësore për përparimin demokratik të Shqipërisë dhe krijon një bazë të fortë për përpjekjet që Shqipëria po bën për konsolidimin e qeverisjes së mirë, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe korrupsionit, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Shtetet e Bashkuara e mirëpritën lajmin për përparimin në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, një hap pozitiv në rivendosjen e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë ka ende punë për të arritur kuorumin e nevojshëm për të zgjidhur çështjet. Ne e vlerësojmë punën e Prezencës për të rritur efektivitetin dhe efikasitetin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes mbështetjes teknike dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal. Ne i bëjmë thirrje Prezencës të ndihmojë Shqipërinë të zbatojë reforma shtesë”, vijon deklarata.
Po ashtu, Kamian shprehet dakord me deklaratën e ambasadorit Borchardt që lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore për Shqipërinë.
“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e Prezencës me institucionet shqiptare, autoritetet lokale dhe aktorët ndërkombëtarë për të ofruar trajnime dhe asistencë teknike për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara po bëjnë pjesën e tyre, si kontributi në projektin me buxhet shtesë të zyrës tuaj i cili synon krijimin e një programi master për kriminologji në Universitetin e Tiranës”, tha ai.
Kryesia e ardhshme shqiptare, sipas Kamian, ofron një mundësi për të nxjerrë në pah punën e Prezencës, veçanërisht në përparësitë si reforma zgjedhore dhe gjyqësore.
“Kryesia e ardhshme shqiptare ofron një mundësi për të nxjerrë në pah punën e Prezencës, veçanërisht në përparësitë si reforma zgjedhore dhe gjyqësore. Shqipëria ka qenë një aleat i qëndrueshëm kur bëhet fjalë për adresimin e shqetësimeve të sigurisë me të cilat përballet Europa. Duke marrë rolin e Kryetarit të Zyrës, Shqipëria ka në dorë mundësinë për të vërtetuar potencialin e saj drejtues në rajon, si dhe të demonstrojë aftësinë e saj për t’i bërë ballë ndikimeve malinje”, vijon deklarata.
Po ashtu, Kamian vlerëson se “hapja e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë është thelbësore për integrimin euro-atlantik të rajonit”.
“Ne e vlerësojmë faktin që Prezenca e OSBE-së ka avokuar për politika dhe praktika që mbështesin parimet demokratike që bashkojnë komunitetin transatlantik. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë ngushtë me Prezencën dhe Kryesinë e ardhshme shqiptare në përmbushjen synimeve tona të përbashkëta për të cuar më tej përparimin demokratik të Shqipërisë”, përfundon deklarata.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...