Google ADS

Sa i takon pagës mesatare Maqedonia radhitet e fundit

20:37 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Punëtorët e Maqedonisë duhet të punojnë 10 vjet që të fitojnë aq sa fitojnë mesatarisht qytetarët e Evropës për një vjet. Të dhënat e fundit të zyrës evropiane për statistikë, tregojnë se mesatarisht një orë në Evropë paguhet 25 euro, ndërsa në vendin tonë 2.3 euro.

Matematikat tregojnë që gjatë një viti qytetarët evropian mesatarisht fitojnë diçka më shumë se 56 mijë euro, ndërsa në Maqedoni rreth 5619 euro. Raporti i eurostat-it tregon që paga më e lartë për një orë në BE është në Danimarkë ndërsa më e ulëta në Bullgari. Grafikoni tregon cilët janë 5 vendet e Evropës me standard më të lartë.

Këta të dhëna tregojnë që qytetarët e Maqedonisë paguhen për një ditë aq sa qytetarët evropianë fitojnë për një orë. Qytetarët vlerësojnë që pagat janë të ulëta dhe se nuk mjaftojnë për të shtyrë një muaj.

PAGË MESATARE PËR NJË ORË: Danimarka (42 Euro), Belgjika (39,2), Suedia (38), Luksemburgu (36,6), Franca (35,6), Polonia (8,6), Ukraina (8,3), Lituania (7,3), Romania (5,5), Bullgaria (4,4), Maqedonia (2,3).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme