Google ADS

Rustemi: VMRO po manipulon për të parandaluar aktgjykimin për Gruevskin

11:30 | 18 Gusht 2019
Arbresh.info

Pas konferencës së sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së, në të cilën u pretendua se Katica Janeva ka reketuar një të pandehur për ndërtimin e paligjshëm në çështjen “Kosmos” për t’ia hequr aktakuzën Burim Rustemi, prokurori i PSP-së në çështjen “TNT”, reagoi se kjo parti po bënte spin për ta penguar kësaj here aktgjykimin për prishjen e objektit në formë të hakmarrës.

“Pasi çështja ‘Kosmos’ kaloi në kompetencë të PSP-së dhe pas fillimit të një hetimi për çështjen ‘TNT’, Prokuroria publike e Shkupit, në vend që të na i kalojë kompetencat për aktakuzën penale kundër Ardian Amzoskit, të ngritur në vitin 2011, për gjoja ndërtimin të kundërligjor në ‘Kosmos’, shtatë vjet më vonë ngritë aktakuzë kundër tij dhe ai është akuzuar për gjoja ndërtim të paligjshëm në ‘Kosmos’. Kjo është bërë për të diskredituar hetimin dhe aktakuzën në çështjen ‘TNT’, ashtu që Ardian Amzovski, i cili është personi i dëmtuar në TNT, do të akuzohej nga prokuroria tjetër, për të njëjtën ngjarje juridiko-penale. Mbase kanë dashur të mbrojnë teorinë që pasi ka aktakuzë kundër Ardianit për ndërtimin pa leje, nuk mund të ketë abuzime në prishjen e objektit”, tha prokurori Rustemi për SAKAMDAKAZHAM.MK.

Kompetenca e PTHP-së për këtë çështje është marrë nga PSP-ja më 12 nëntor 2015, ndërsa hetimi për ‘TNT’ është hapur më 16 prill 2016, e aktakuza është ngritur më 29 qershor 2017, para skadimit të afatit 18-mujor i PSP-së për të ngritur akuza.

Në çështjen ‘TNT’, për rrënim të “Kosmos”, për shkak të hakmarrjes politike ndaj Canoskit, i cili si president i PEI e ndërpreu koalicionin me Nikolla Gruevskin, janë akuzuar Gruevski si urdhërues, pastaj Mile Janakieski, ish-kryetarin e Gazi Babës Toni Trajkovski dhe disa punonjës në komunën Gazi Babë.

“Pas ngritjes së aktakuzës, ne vendosëm juridiksion mbi çështjen dhe e tërhoqëm aktakuzën sepse nuk kishte prova që Amzoski e kishte kryer krimin. Ai është kontraktuesi për ndërtimin e objektit ‘Kosmos’ dhe në ‘TNT’ ai është palë e dëmtuar ashtu siç është Fiat Canoski, edhe se nga fillimi, në vitin 2011 ai ka poseduar pa ndërpre leje për ndërtim të ‘Kosmos-it’. Me përgjegjësi pohoj se tërheqja nuk mund të ketë lidhje me dyshimet e tanishme për veprimet që janë lëndë hetimi në ‘Reket’, por me qëllimin e deklaruar’, pohon Rustemi.

“Ekziston dyshimi i hapur se është paguar reket prej 260,000 euro nga Ardian Amzoski në Fondacionin Humanitar të Boki 13 dhe ka të ngjarë që Katica Janeva fillimisht ka marrë kompetencën mbi aktakuzën nga Prokuroria themelore publike, e pastaj të njëjtën aktakuzë ose procedurë penale e ka tërhequr në një procedurë penale kundër të njëjtit Ardian Amzoski”, tha në pres konferencën e sotme zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dime Arsovski.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme