Drejtuesja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, tha se ajo kishte mësuar nga mediat për intervistimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në lidhje me rastin “Regjistrimi”.
Në paraqitjen e saj të sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Ruskovska tha se edhe pse lënda mund të transferohet në Prokurorinë për Krim të Organizuar, aktualisht nuk ka detaje rreth rrjedhës së hetimit.
“Ai u thirr për bisedë nga një kolege nga ish-PSP dhe u intervistua në ambientet e ish-PSP-së, kështu që sinqerisht, unë nga ju gazetarët jam informuar se ai ishte thirrur për bisedë, dhe që më pas ishte ndryshuar termini. Sinqerisht, unë nuk kam pasur asnjë informacion në lidhje me këtë”, tha Ruskovska.
Ndryshe, Ahmeti së bashku me Nikolla Gruevskin është i dyshuar në rastin “Regjistrimi”, që e hapi ish-Prokuroria Speciale e që ka të bëjë me dështimin e regjistrimit të popullsisë.
Kurti në Pejë: Fitoren e Vetëvendosjes nuk mund ta ndalë asn...
Atentat në Vlorë, vritet me armë zjarri brenda mjetit të tij...
Moyes jep lajmin e madh për Brojën, sulmuesi shqiptar i ka s...
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve...
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Ku...