Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vlladimir Çizov, në konferencën e rregullt të shtypit në Bruksel ka deklaruar se Rusia e pranon Maqedoninë e Veriut me emrin e saj kushtetues.
Gjatë procesit të votimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, Federata ruse vazhdimisht ka shprehur mospajtime me mënyrën se si është udhëhequr procesi, por sot Moska padyshim se pranon emrin e ri kushtetues të vendit” – ka konfirmuar ambasadori rus për Agjencinë e lajmeve MIA.
Rreth takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku vendoset për datën e negociatave me Maqedoninë e Veriut, ambsadori rus ka rikujtuar se Moska nuk është kundër procesit të zgjerimit të BE-së, sic ka theksuar, derisa nuk pengohen marrëdhëniet ekzistuese mes BE-së dhe Rusisë ose midis Rusisë dhe vendeve kandidate, por ka thënë ambasadori rus, Moska mbetet haptazi kundër procesit të zgjerimit të NATO-s.
Në këtë konferencë vjetore ambasadori rus në BE, Vladimir Çizov ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së nuk janë në formën më të mirë krahas asaj që dy blloqet kanë lidhje të rëndësishme ekonomike e tregtare. Moska shpreson se me përbërjen e re të Parlamentit Evropian e më pas edhe të Komisionit Evropian, të dyja palët do të mund ta ripërtrijnë dialogun./GazetaExpress/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...