Rusia ka vazhduar akuzat ndaj Shqipërisë, sipas saj NATO-n dhe Bashkimin Evropian po përpiqen të imponojnë qeveri pro-shqiptare në Maqedoni.
Kjo ndodhi kur dje (e enjte) presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov refuzoi t’i jepte mandatit LSDM-së dhe koalicionit me partitë shqiptare për të krijuar qeverinë në Maqedoni.
Mirëpo vendimi i Ivanovit i cili ka ardhur si pasoj e platformës shqiptare që përfshin përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe, është kritikuar ashpër nga BE, ndërsa nga ana tjetër Rusia i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vendimi i këtij të fundit ishte i qëlluar.
Rusia ka thënë se bashkëveprim me Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit shqiptar, po imponohet në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
“Një lëvizje e tillë është dëshmi për pretendimet e Shqipërisë për zgjerim në rajon si pjesë e projektit të quajtur “Shqipëria e Madhe””, thuhet në deklaratën ruse.
Aty më pas është thënë se edhe Kosova përfshihet në Maqedoni, duke cilësuar se Perëndimi dëshiron që humbësit të marrin fuqinë e udhëheqjes.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare