Rusia: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO e minon stabilitetin në Evropë

11:55 | 6 Nëntor 2019
L G

“Procesi i zgjerimit të NATO-s, duke përfshirë edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, e minon besimin dhe stabilitetin në kontinentin evropian dhe kontribuon në rritjen e konfrontimeve”.

Këtë për “Sputnik” e ka thënë drejtori i Divizionit të Katërt Evropian pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, Jurij Pilipson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi i Rusisë për zgjerimin e NATO-s është i njohur. Ky proces, në vete është destruktiv, e minon besimin dhe stabilitetin në kontinentin evropian dhe kontribuon në rritjen e përplasjeve. Anëtarësimi i anëtareve të reja në NATO, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, e shikojmë pikërisht nga ky aspekt”, tha Pilipson.

Ai shtoi se problemi nuk është në kërcënimet ushtarake që Maqedonia mund të paraqesë për Rusinë, por rreziku për sigurinë evropiane, që sipas tij për këtë nevojiten metoda të ndryshme, e jo me zvarritjen e Maqedonisë në politikat anti-ruse dhe planifikimin ushtarak të NATO-s.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme